Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, është në listën e dëshirave të Barcelonës, mirëpo ai nuk është prioritet i drejtorëve të klubit.
Dy shënjestrat kryesore të katalunasve për afatin e ardhshëm kalimtar janë Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic.
Duket se do të jetë e pamundur që klubi spanjoll të mund të paguajë transferimin e të tre lojtarëve të lartpërmendur, prandaj braziliani është lënë si alternativë.
Neymar, i cili u largua nga Camp Nou në vitin 2017, është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Barca dhe ai gjithmonë ka qenë i hapur për një gjë të tillë.
Sidoqoftë, shefat e klubit i duan në radhë të parë sulmuesin e Interit si partner të Lionel Messit në fazën ofensive dhe yllin e Juventusit për mesfushën./ Tv Malisheva