Genta Ismajli pas një pauze është rikthyer me një projekt të ri muzikor që e solli në bashkëpunim me reperin, Fero.

“Level Up” u prit mirë nga adhuruesit e të dy artistëve, ndërsa Gentën e pamë me një ndryshim në pamje.

Këngëtarja kosovaere u shfaq si një biondinë joshëse, e që dukej mjaft mirë, por që ajo shpejtë ka hequr dorë nga ky ndryshim.

Genta në një postim që ka bërë së fundi tregoi se është bërë sërish një brune.

Ndryshe, artistja prej kohësh është në lidhje dashurie me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

/TVMalisheva

Share.