Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh. Pjesa e parë e Kongresit do të nisë në orën 9:30, ku do të jenë 5 panele që do të zgjasin rreth dy orë dhe do të shtrihen në disa sheshe kryesore të Tiranës

Përfaqësues të PS-së do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë mbi problematikat aktuale, Pjesë e tryezave përkatëse do të jenë edhe ministrat sipas fushave.

Ndërsa më pas në orën 12:00, nis faza e dytë e punimeve, e cila do të hapet nga sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, për të vijuar me rezultatet e Këshillimit kombëtar të paraqitura nga Elisa Spiropali, ndërsa një pjesë të rëndësishme do të marrin edhe propozimet për ndryshimet në statutin e PS-së.

Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, që do të mbahen në javët e para të majit.

Fjala e Ramës është parashikuar të jetë rreth mesditës, ndërsa ministra dhe deputetë të ndryshëm janë përzgjedhur për të bërë analizën e punës së mazhorancës në këtë mandat të tretë.

Agjenda e Punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijet

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

/TV Malisheva

Share.