Spanja ka konfirmuar se do të hapë turizmin për ndërkombëtarët nga muaji korrik.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Ai thotë se qeveria garanton siguri për vizitorët dhe vendasit, derisa vendi aktualisht është duke liruar masat nga Covid-19.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se do të jepet një ndihmë prej 3 miliardë euro për familjet e prekura nga pandemia, e cila do të zbatohet në javët e ardhshme.

“Siç e dini, Spanja pranon më tepër se 80 milionë vizitorë brenda vitit. Dhe kjo është arsyeja pse po e konfirmoj se që nga korriku, Spanja do të rihapet për turistët e huaj në kushte të sigurta. Gjithashtu turistët e huaj mund të fillojnë të bëjnë pushimet në vendin tonë. Spanja ka nevojë për turistët, dhe turizmi ka nevojë për siguri, si në origjinë edhe në destinacion. Garantojmë se turistët nuk do të rrezikohen, dhe nuk do të sjellin ndonjë rrezik në vendin tonë”, ka thënë ai./ Tv Malisheva

Share.