Premier League synon të rikthehet në fushë në mesin e qershorit, për të përfunduar një kampionat, të cilit i kanë mbetur edhe 9 javë.

Qëllimi është që më 18 majtë rifillojnë stërvitjet e skuadrave më rregullisht. Edhe nëse kjo duhet bërë me rregulla të veçanta dhe të rrepta.

Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, lojtarët nuk do të jenë në gjendje të arrijnë në fushë së bashku, as të zënë zona të përbashkëta.

Ata do të duhet të mbajnë maska para dhe pas seancave, nuk do të ketë dhomë të përbashkët zhveshjesh si më parë.

Qendrat stërvitore do t’iu nënshtrohen disa testimeve, lojtarët do të testohen dy herë në javë dhe, përveç kësaj, do t’iu matet temperatura çdo ditë.

Stërvitjet do të jenë, gjithashtu, të veçanta në fushë.

Sipas “BBC”, do të qëndrojnë afër maksimumi deri 5 persona, duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Dhe, për më tepër, ndeshjet e kontrollit do të parandalohen.

Është vendosur edhe administrimi i rasteve pozitive: ata që identifikohen me “Coronavirus” do të shkojnë në izolim për 7 ditë./ Tv Malisheva

Share.