Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka caktuar masën e paraburgimit të miturve G.J. dhe XH.S. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.
“Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve G.J. dhe XH.S. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të Dhunimit”, thuhet po aty.
Sipas gjyqtares, masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandalojë të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme. /TV Malisheva