Është një prej këngëtareve më të përfolura aktualisht, ndërsa mbetet aktive me projekte muzikore.

Bëhet fjalë për Rina Balaj e cila prej ditësh ka nis pushimet në Greqi, ku edhe ka punuar në realizimin e disa projekteve.

Për ta shoqëruar këngëtaren, atje gjendet edhe partneri i saj, Sin Boy, përkrah të cilit ajo ka sjell imazhe të ndryshme.

Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi, kur Rina postoi një fotografi me Sin Boy, ndërsa në mbishkrim bëri edhe një dedikim dashurie.

“Kudo larg me ty”, ka shkruar Rina sipër fotove, ndërsa të dy shihen në veshje sportive, teksa këngëtarja qëndron e mbështetur në krahët e të dashurit të saj.

Ndryshe, pak javë më parë, Rina publikoi albumin e parë “Balerina”, që po pritet mirë nga fansat e këngëtares, bashkë me albumin këngëtarja lansoi edhe videoklipin e këngës “Mia”. /TV Malisheva

Share.