Monika Lubonja i ka dhënë një mesazh presidentit Ilir Meta nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’.  Mesazhi si fillim nisi nga DjPm, i cili kërkon që të këtë pasaportë shqiptare.

Kërkesa e tij është përcjellë nga aktorja shqiptare, Monika Lubonja e cila i drejtohet kamerës duke thënë se nëse Meta plotëson këtë dëshirë të dy DJ-vë nga Kosova, do të ishte dhurata më e madhe që do bënte për këto festa.

“Dëshira më e madhe që kanë këta, një pasaportë shqiptare. Kjo do jetë dhurata më e madhe për këto festa, zoti Ilir Meta bëjë te mundur këtë për dy djemtë. Mos harroni se këtë dëshirë e kërkojmë nga shtëpia e të gjithë shqiptarëve, Big Brother VIP” thotë Monika Lubonja.

Shqiptarët e Kosovës kanë qenë prezentë këtë sezon të ‘Big Brother VIP’. Ndër ta dhe dy djemtë simpatik Pajtimi (DJ PM) dhe Arbëri (DJ Dagz). Arbëri e ka shfaqur dashurinë e tij për Shqipërinë shumë herë brenda shtëpisë. Ai madje pak dite me pare të vetmen kërkesë që pati ndaj Vëllait të Madh ishte shikimi i ndeshjes së kombëtares.

Pajtimi dhe Arbëri, e sidomos ky i fundit, ka shprehur se do ishte gati të hiqnin dorë nga Big Brother VIP për pasaportat shqiptare. Einxheli ‘bërtiti’ duke i bërë thirrje Presidentit të Republikës t’ua plotësojë dëshirën dy djemve. Gjatë kohës kur Einxhel po fliste, Arbëri po e përkëdhelte dhe po e puthte./TV Malisheva

Share.