Një person është arrestuar në Drenas me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia ka treguar se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu kanë njoftuar se rastin po vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /TV Malisheva

Share.