Rritja ekonomike e SHBA-së është ngadalësuar vitin e kaluar duke u ulur në 2,3% në ritëm vjetor nga 2,9%, sa ishte në 2018.

Ngadalësimi i rritje ekonomike ka ndodhur në sfondin e frenimit të investimeve, si pasojë e luftës tregtare me Kinën, thuhet në një vlerësim paraprak të Departamenti të Tregtisë.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) i ekonomisë më të madhe në botë, nga ana tjetër, ishte më e fortë nga sa pritej në tremujorin e fundit duke qëndruar në 2,1%, ashtu si në tremujorin e dytë.

Me 2,3%, rritja ekonomike e vitit 2019 mbetet solide, por mbetet shumë larg objektivit prej 3% të parashikuar nga presidenti amerikan, Donald Trump./ATSH/

Share.