Një person ka mbetur i vdekur, si pasojë e një mosmarrëveshje në mes familjarëve në fshatin Sopniq të komunës së Rahovecit.
Sipas Policisë, dje rreth orës 21:00, në fshatin Sopniq ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse.
“Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjar në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë së rajonit të Gjakovës./TV Malisheva