Në oborrin e Kryeministrisë u zhvillua mëngjesin e sotëm ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Evropës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Pas ngritjes së flamurit dhe luajtes së himnit kombëtar, kryeministri Edi Rama iu drejtua të pranishmëve se, “sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falënderoj shuëm të gjithëve ju që jeni këtu bashkë me mua për ceremonialin e ngritjes së flamurit të BE-së, pas cceljes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e bashkuar europiane”.

“Prania juaj këtu është më shumë sesa një prani protokollare, sepse ju dhe institucionet që përfaqësoni jeni drejtpërdrejt contributor në ndërtimin e rrugës evropiane të Shqipërisë. Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e Kryeministrisë, shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel, jo vetëm në marrëdhnëiet me BE, po edhe në të ardhmen e saj, me liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në ccdo drejtim”, tha Rama.

Por, shtoi Rama, “ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimeshtë marrëdhnëieve të shoqërisë dhe të qytetarit shqiptar me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike evropiane”.

/TV Malisheva

Share.