Forcat rebele të mbështetura nga Ukraina dhe Rusia në lindje të Ukrainës kanë nisur një armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës”, veprim ky që mund të çojë drejt fundit të një konflikti gjashtëvjeçar.

Zyrtarët rebelë kanë bërë të ditur se kanë udhëzuar trupat e tyre për armëpushim përmes një dekreti që ndalon përdorimin e armëve.

Kjo iniciativë e nisur nga Franca dhe Gjermania në vitin 2015, synon që ta zgjidhë konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Kujtojmë se konflikti ka filluar në vitin 2014, pasi Rusia vendosi ta aneksojë Krimenë me mbështetjen e separatistëve.

Gjatë këtij konflikti janë vrarë më shumë se 14 mijë persona./Tv Malisheva

Share.