Si masë shtesë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Komuna e Drenasit në koordinimin me KRM “Pastrimi” kanë pastruar sot rrugët e këtij qyteti.
Me këtë rast Komuna e Drenasit falënderon ekipin e KRM “Pastrimi” për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve, duke thënë se vetëm kështu mund të ndihmohet për t’u mbrojtur në aspektin shëndetësor.
Njëherësh, komuna iu apelon qytetarëve që të reduktojnë lëvizjet që nuk janë të domosdoshme dhe të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi