Tifozët prishtinas dëshirojnë̈ që heroit të kombit Adem Jashari t’i punohet përmendorja në kryeqytet.
Tifo-grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë nisur sot peticion për vendosjen e përmendores së Adem Jashari në qytetin e Prishtinës.
“Plisat” kanë vendosur një tendë para shtatores së Skënderbeut, ku synojnë̈ që të mbledhin sa më shumë nënshkrime, ku edhe kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin për t’ia arritur qëllimit të tyre.
Peticionin i pari e nënshkruajti kryetari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani./TV Malisheva