Ka nisur tashmë ballafaqimi ndërmjet BATE Brosovit dhe Ballkanit në Hungari, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani është me një këmbë tashmë më fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, por sot do t’i luajë edhe 90 minutat finale ndaj skuadrës nga Bjellorusia, BATE Borisov.

Kampioni i Kosovës mori një fitore të thellë një javë më parë në “Fadil Vokrri” duke triumfuar me rezultat 4-1, andaj shihet si favorit absolut për të vazhduar tutje.

Përkundër avantazhit të thellë, trajneri Ilir Daja ka thënë se pret përkushtim të madh të lojtarëve edhe në ndeshjen e dytë në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar.

/TV Malisheva

Share.