Do të fillojë sot ngjarja më e madhe sportive në botë, Kampionati Botëror i futbollit.
Plot 32 kombëtare do të luftojnë me të gjitha forcat për t’u shpallur më e mira e rruzullit tokësor në sportin më të shikuar dhe që ngjallë emocione të papërshkrueshme tek miliarda njerëz, raporton TV Malisheva.
Kësaj radhe, ky eveniment gjigant sportiv do të zhvillohet në Katar dhe është hera e parë që zhvillohet në stinën e dimrit, por kjo nuk do ta ulë interesimin e madh për t’i përcjellë këto ndeshje.
Skuadra si Brazili, Argjentina, Franca, Spanja e Anglia mund të shihen si favorite për shkak të yjeve të mëdha që i kanë në përbërje, por befasitë në kampionatet e mëparshme nuk kanë munguar asnjëherë.
Gjithçka do të mbyllet më datën 18 dhjetor kur edhe do ta mësojmë edhe kampionin e ri të botës, por deri atëherë ka shumë përballje të jashtëzakonshme për t’u parë e për t’u shijuar.
Gjithçka do të nis sot në stadiumin “Al Bayt”, aty ku do të ballafaqohen Katari me Ekuadorin, ndeshje kjo e cila starton nga ora 17:00.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës së parë të Botërorit, ndërsa nesër na presin tri ndeshje të tjera mjaftë interesante.
Këto janë formacionet e mundshme:
Katari:Al-Sheeb; Miguel, Al-Wari, Salman, Hassan, Ahmed; Hatem, Boudiaf; Al-Haydos; Ali, Afif
Ekuadori: Dominguez; Preciado, Torres, Hincapie, Estupinan; Gruezo, Caicedo, Cifuentes; Plata, Valencia, Ibarra