Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Kurti ka arritur në kabinetin e presidentit i shoqëruar nga dy këshilltarë.
Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.
Në orën 10:30 pritet ta takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.
Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Nesër, në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.
Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicioi LDK./ Tv Malisheva