Ministri bullgar i Energjisë, Rumen Radev, nisi të premten një zgjerim të pjesës mbitokësore të depozitimit të gazit në Çiren.
Më vonë gjatë ditës do të nisin punimet reale të ndërtimit për infrastrukturën e re.
Radev theksoi se projekti njihet si një nga më të rëndësishmet në fushën e energjisë në Evropë.
Projekti vlerësohet të jetë rreth 308 milionë euro, nga të cilat rreth një e katërta (78 milionë euro) janë nga financimi europian.
Zgjerimi do të pompojë 10 milionë metër kub gaz në ditë. Kjo do të ofrojë sigurinë e furnizimit me gaz jo vetëm për Bullgarinë por për të gjithë rajonin./BTA
/TV Malisheva