Një koalicion i shumë përfolur gjatë këtyre ditëve mes PDK’së dhe NISMA’së duket se po jep sinjale pozitive, kështu të paktën po shihen veprimet e anëtarëve të këtyre dy partive, shkruan Gazeta Metro.

Shefi i Kabintetit të Kadri Veselit, Blerand Stavileci, është parë në një kafiteri të kryeqytetit me njerëz të NISMA’së, kështu duke lënë të kuptohet se tanimë bisedimet kanë filluar mes dy partive.

Stavileci po vazhdon të marrë role të mëdha në PDK, siç është ky i fundit duke i prirë disa vendime ‘të mëdha’ siç quhen në këtë parti.

Luan Maloku, këshilltar i Famtir Limajt dhe shoku i ngushtë me djalin e Limajt, Durim Limaj, është takuar me Blerand Stavilecin.

Foto është bërë dhe shpërndar në rrjetet sociale pas këtij takimi mes Malokut dhe Stavilecit.

Kujtojmë, se nga ana e NISMA’s po shprehen të gatshëm për një koalicion me PDK, vetëm e vetëm që të jenë pjesë e Qeverisë së ardhme./gazetametro.net

Share.