Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri, Berat Asllani, ka kaluar në partinë Nisma Socialdemokrate.

Kjo është bërë e ditur nga ministri në detyrë Endrit Shala përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që sot i urova mirëseardhje në Nismën Socialdemokrate Berat Asllanit, asambleistit më të votuar të AAK-së në Vushtrri.

Djalit të luftëtarit Idriz Asllani i cili ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së.

Familja Asllani njihet për atdhedashurinë dhe Idrizi madje ishte edhe i burgosur politik, andaj bashkimi i tyre me Nismën Socialdemokrate na bënë edhe krenarë e edhe borxhli për të punuar për Kosovën që e meritojmë.

Berati i cili ka qenë edhe shef i Inspeksionit në Vushtrri, i ka besuar vizionit të Nismës për ta udhëhequr shtetin në mënyren më të dinjitetshme.

Faleminderit që po i bashkoheni kauzës tonë për tu bërë bashkë për shtetin.

Share.