Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka prezantuar në një konference për media të dhëna nga rinumërimi i kutive të votimit, konkretisht të gjeturat për 6 vendvotime të ndryshme ku Nisma është dëmtuar për 131 vota.

Sekretari Sherifi ka thënë se po vërtetohet ajo që kemi thënë vazhdimisht që votat e Nismës janë deformuar në bartjen e të dhënave në formularët e KQZ-së.

Duke pasur parasysh rezultatin në këto 6 vendvotime, ky rezultat jo vetëm që nuk është i drejtë, por është i deformuar në bazë të madhe. Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të gabohet 1 votë ose dy, por këtu shihet që ka pasur vullnet të disa komisionerëve që të bashkëpunojnë kundër vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera sekretari i përgjithshëm, Bilall Sherifi.

Sekretari Sherifi, gjatë kësaj konference ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për rinumërim të tërësishëm të votave, në mënyrë që e vërteta të dalë në shesh, sepse nga rinumërimi nuk humbë askush, por fitojnë qytetarët e Kosovës.

Në fund të kësaj konferencë, sekretari Sherifi ka shtuar se aktualisht NISMA i ka të sigurta 6 mandate dhe se po luftojmë për mandatin e shtatë.

Më poshtë gjeni vendvotimet sipas komunave në të cilat është dëmtuar NISMA Socialdemokrate:

0317E/02R – Gllogoc , në formular (FPR)figuron 1 votë – pas rinumërimit 50 vota

0307E/02D – Gllogoc, në formular (FPR) figuron 1 votë – pas rinumërimit 34 vota

0701D/01R – Kaçanik – në formular (FPR) figuron 0 vota – pas rinumërimit 21 vota

0901E/03R – Fushë Kosovë – në formular (FPR) figuron 0 vota, pas rinumërimit 11 vota

0901E/16D – Fushë Kosovë – në formular (FPR)figuron 0 vota, pas rinumërimit 8 vota

0437D/02 – Gjilan – në formular (FPR)figuron 0 vota, pas rinumërimit 6 vota

Share.