Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së, i janë bashkuar edhe katër deputetë të grupit Parlamentar tashmë të shuar 6+.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.
Para për ata që kanë mbetur pa punë dhe rimbursim në Trust, ndryshimet në projektligjin që do të votohet të premten
Shala tha se Grupi i ri Parlamentar do të quhet “Nisma-AKR-6+”.
Tutje Shala konfirmoi se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar.