Albert Maxhuni nga Nisma ka treguar për konfliktin e sotëm që ndodhin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), me vëzhguesit të Nismës dhe atij të Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se vëzhguesi i VV’së e ka sulmuar atë të Nismës për një votë.

“Sot siç keni parë, nga mbrapa është sulmuar vëzhguesi jonë nga vëzhguesi i VV, ata janë të inatosur dhe mllefosur dhe tash kur Nisma është mbi pragun po shprehin atë”

“Ka qenë për një votë që ka qenë e Nismës dhe vëzhguesi i VV’së ka tentuar ta bëjë votën të pavlefshme”, ka thënë ai.

Ndryshe deri më tani Nisma është mbi pragun zgjedhor.

Kujtojmë se në QNR po rinumërohen mbi 1400 vendvotime dhe pritet të përfundojnë të dielen./Periskopi/

Share.