Tifozët e makinave sportive mund të jenë më të kënaqur tashmë.

Modeli i ri pak a shumë ka marrë disa detaje nga paraardhësi i tij.

Z Proto i ri është 4382 mm i gjatë, 1849 mm i gjerë dhe 1311 mm i lartë.

Brendësia, megjithatë është më e moderuar.

Kabina digjitale përfshin një ekran 12.3-inç dhe gjithçka tjetër i kushtohet kënaqësisë në vozitje.

Dhe po e shihni mirë, ajo levë e lezetshme e vogël është nga një transmision manual, natyrisht me gjashtë shpejtësi.

Nën “kapak”, sigurisht, është një motor turbo V6, me rreth 400 kuaj fuqi dhe 500 Nm çifte rrotulluese, që është dukshëm më shumë se paraardhësi i modelit 370Z.

Nissan nuk ka njoftuar se kur Z Proto do të dalë në dyqane dhe as çmimin sa do të kushtojë ai. /TV Malisheva

Share.