Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se është pro ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe se kundërshtarët e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin si të ishte Metohi.
Nitaj ka shkruar në Facebook se kjo pjesë e Kosovës nuk duhet të trajtohet si me qenë Metohi, prandaj autostrada e Dukagjinit sipas tij është e nevojshme si buka.
Postimi i plotë:
PO Autostradës së Dukagjinit. Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë. Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit! Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka. Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi! Kundërshtuesit e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë.