Siç njofton policia, arma është konfiskuar pas një mosmarrëveshjeje që një person ka pasur me një tjetër dhe ka sulmuar fizikisht atë.
“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë (20) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Arma është konfiskuar në rrugën ” Azem Bejta ” pasi që pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull nga Kosova. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia thotë se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull, 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “lëndim i lehtë trupor”.
/TV Malisheva