Rusia njoftoi dy ditë më parë se kishte kapur britanikun Aiden Aslin, me origjinë nga Newark, Nottinghamshire.
Aslin po luftonte në Mariupolin e rrethuar kur njësisë së tij i mbaruan municionet. Ai thirri familjen e tij në Britani dhe tha se kishte ndërmend të dorëzohej.
“Nëse e shikoni këtë video do të thotë se jemi dorëzuar. Na kanë mbaruar municionet, e vetmja gjë që na mbetet është të lëmë armët dhe të dalim paqësisht para ushtarëve rusë”, tha Aslin në një video-mesazh.
“Isha i tmerruar, zemra më ndali, fytyra e tij ishte e fryrë”. Më pas në rrjetet sociale u shfaqën foto dhe pamje të Aslinit në pranga, me dëmtime të dukshme në kokë. Gjyshja e tij, Pamela Hall, komentoi pamjet dhe tha se ishte e tmerruar.
“Isha i tmerruar, më ndaloi zemra. Iu ishte fryrë fytyra. Ai kishte një dëmtim në kokë. Tani që e kam parë, të paktën e di që është gjallë. Por nuk është shumë ngushëllim sepse nuk e di si sillen ata”, tha Hall për BBC.
“Unë e di se atyre iu mbaruan municionet. Ata nuk do të hiqnin dorë nëse do të kishin municion të mjaftueshëm. Ai ishte në marinsat e Ukrainës dhe shpresoj që rusët t’i trajtojnë me respekt”, shtoi ajo.
/TV Malisheva