Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmë në komunën e Pejës.
“Është raportuar se viktima mashkull ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”, ka informuar Policia.
Ndërkohë, rasti do të vazhdojë të hetohet.
/TV Malisheva