Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçanit dje u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë.”, informoi Policia.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, viktima u dërgua në IML për autopsi.
Policia rastin po e cilëson si “Hetim i vdekjes”. /TV Malisheva