David Julius dhe Ardem Patapoutian janë dy fituesit e çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2021, për zbulimin e receptorëve të temperaturës dhe prekjes. Dy shkencëtarët që punojnë në Shtetet e Bashkuara e morën çmimin për shkak se arritën të përshkruanin mënyrën mekanike sesi njerëzit perceptonin të nxehtin, të ftohtin dhe presionin përmes impulseve nervore.

“Julius përdori pjesën e brendshme të specave djegës, ku qëndrojnë farat, të cilat edhe të japin ndjesinë e djegies, për të identifikuar një sensor në nervat e lëkurës, që kundërpërgjigjen ndaj nxehtësisë. Ndërsa Patapoutian përdori qeliza që ndjejnë presionin për të zbuluar një grup të ri sensorësh që i përgjigjen stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme”, tha Asambleja e Çmimit Nobel në një deklaratë.

- Reklamë e sponsoriuzar -

“Aftësia jonë për të ndjerë nxehtësinë, të ftohtin dhe prekjet, është thelbësore për mbijetesën tonë dhe mbështet ndërveprimin me botën përreth nesh”.

Julius punon si profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, ndërsa Patapoutian është profesor i Institutit Mjekësor “Howard Hughes”, gjithashtu në Kaliforni. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107