Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Evropës mes Dudelange dhe Qarabag.
Sipas raportimeve të medieve, shkas për ndërprerjen e kësaj ndeshje është futja e një droni në stadium, i cili barte edhe një flamur.

Sipas këtyre raportimeve, në dron qëndronte një flamur i Armenisë, gjë e cila trazoi tifozët në stadium.

Droni në futboll për herë të parë është përdorur nga Ballist Morina, që në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, kishte futur në stadium një flamur me simbole shqiptare.

Share.