Një femër ka pësuar lëndime të rënda dje pasdite në Vushtrri, pasi dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj.
Asaj fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë dhe sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.
Kurse, në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se viktimat janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll.
Viktimat pas trajtimit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK, Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./TV Malisheva