Një fëmijë bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar se fëmijës i është dhënë edhe ndihma mjekësore.

“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën ‘Kasem Haxhimurati’ në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tregoi Borovci. /TV Malisheva

Share.