Një grua ka sulmuar një zyrtar policor të martën rreth orës 03:00 të mëngjesit, në Prishtinë.

Sipas policisë, gruaja ishte në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, ajo është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Rr. Xheladin Gurbaliu, Prishtinë 23.08.2022 – 03:19. Është arrestuar e dyshuar femër sh/k. pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryer të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

/TV Malisheva

Share.