Policia e Kosovës ka arrestuar sot F.K. (21), pasi që ka plagosur një person në Hoqë e Qytetit të Prizrenit.

Hetuesit policorë kanë dalë në vend të ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur me këtë rast.

Personi i arrestuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe më pas dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, personi i plagosur, pas marrjes së ndihmës mjekësorë, është liruar për në shtëpi.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore në Prizren./TV Malisheva

Share.