Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kështu është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës është 6 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është si vijon: deri më tani janë regjistruar 247 raste të prekur me virusin korona, prej tyre 218 janë shëruar, 23 persona kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 6 persona. /TV Malisheva