Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kjo është bërë e ditur nga ana e ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë së covid-19, e deri më sot, janë regjistruar 3466 raste, prej tyre 3375 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 5 raste.
/TV Malisheva