Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit, deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508. Në total numri i rasteve aktive është 1.021”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

 

Share.