Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 5 persona, 1 ka vdekur dhe janë regjistruar 5 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Pesë rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Kijevë, 1 rast në Carrallukë, 1 rast në Pllaqicë dhe 1 rast në Senik.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunë e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë së covid-19, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 436 persona, prej tyre 313 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 95 persona.