Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit. prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000. Në total numri i rasteve aktive është 349”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva