Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus nga 670 testime dhe një persona ka vdekur.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës. Deri më sot 822.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.128 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675. Në total numri i rasteve aktive është 350.

/TV Malisheva

Share.