Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast me fatalitet si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë konfirmuar 16 raste të reja nga 1351 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.

Deri më sot 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521. Në total numri i rasteve aktive është 427.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

/TV Malisheva

Share.