Një person ka vdekur nga infektimi me COVID-19, ndërsa 2 mijë e 943 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orëshin e fundit. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Njoftimi i plotë:

21 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 12.396./TV Malisheva

Share.