Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284”, thuhet në njoftim.
Në total numri i rasteve aktive është 2.992./TV Malisheva