Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me koronavirus nga 1849 testime dhe një rast me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar IKSHPK-së, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.

Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. Në total numri i rasteve aktive është 328.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

/TV Malisheva

Share.