Një person i vdekur si pasojë e koronavirusit është regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Të hënën, janë shënuar edhe 125 raste të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 persona.

Deri tash në Shqipëri janë regjistruar 6536 raste pozitive, me 2957 raste aktive. 200 persona kanë humbur betejën me COVID-19./Tv Malisheva

Share.