Një person ka ndërruar jetë dhe 55 raste të reja me koronavirus nga 1.581 testime, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës. Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257. Në total numri i rasteve aktive është 1.877
/TV Malisheva