Një person ka vdekur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, njëri prej dy të lënduarve nga aksidenti është dërguar në QKUK dhe dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Në këtë aksident të përfshirë, ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte e Misionit të NATO-së, KFOR.

Prokurori i shtetit për të dyshuarin në fjalë ka dhënë urdhër për ndalim 48 orësh.

/TV Malisheva

Share.