Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në Podujevë.
Lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, u shpreh Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.
“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.
/TV Malisheva